Vllaznia do te luaje pas diçka me shume se nje ore ndaj Laberise, ndeshje kjo e vlefshme per turin e pare te Kupes se Shqiperise.

Duke u konsideruar nje ndeshje praktikisht e lehte, trajneri Brdariç ka lene ne Shkoder te 11 titullaret qe luajten ne ndeshjen e fundit ndaj Teutes.

Por sakaq, ata qe do te aktivizohen ndaj Laberise jane lojtare te cilet meritojne vertete te luajne edhe ata si titullare sepse kane vlera.

Tashme eshte percaktuar edhe formacioni me te cilin do te luajne kuqeblute. Ne porte do te jete Qarri, ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e perbere nga Fangaj, Diagne, Paloka dhe Smajli.

Para katershes se mbrojtjes do te luaje Sadrijaj, ndersa para tij do te luajne tre futbolliste te tjere. Interesant eshte fakti se njeri prej tyre do te debutoje me fanellen kuqeblu. Behet fjale per brazilianin Gustavo i cili mesa duket i ka lene pas problemet e demimit qe ka patur dhe tashme do te filloje te luaje.

Bashke me te do te jene edhe Mustedanagiç e Kalaja ndersa ne maje te sulmit eshte vendosur te luajne Gjurgjeviç dhe Çoba, ndersa braziliani Kaina duket se do ta nise nga stoli./SHKODRA-SPORT.COM/