Vllaznia do te luaje diten e neserme ne oren 13:00 ndeshjen e rradhes, ate ndaj Egnatias pikerisht ne stadiumin “Arena Egnatia” te Rrogozhines, sfide kjo e vlefshme per javen e 22-te te Abissnet Superiore. Kuqeblute jane qe ne pasditen e sotme te akomoduar ne qytetin bregdetar te Durresit dhe tashme presin vetem diten dhe oren e ndeshjes per te zbritur ne fushen e lojes.

Nderkohe, trajneri Mirel Josa mesohet se ka vendosur edhe per formacionin, me te cilin do ta nise ndeshjen ndaj Egnatias dhe ajo qe konstatohet eshte fakti qe nga minuta e pare do te jete per here te pare treshja e shumepritur e sulmit Mala-Balaj-Latifi, qe nuk kane luajtur asnjehere me pare ne ndeshjet e kaluara se bashku.

Nderkohe, pritet te rikthehet ne formacion si titullar edhe mbrojtesi malazez, Darko Bulatovic, ne te majte te mbrojtjes ne vendin e Esin Hakajt te demtuar. Kujtojme ketu se, Vllaznia per ndeshjen e neserme nuk do te kete te gatshem sherbimet e tre mbrojtesve, pikerisht te Marko Juric, Esin Hakajt dhe Geralb Smajlit.

Keshtu, ne porte si zakonisht do te jete Zogovic, ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e perbere nga Kruja ne te djathte, kapiteni Gurishta e Shehi ne qender dhe Bulatovic ne te majte.

Treshja e mesfushes do te formohet nga te zakonshmit Jonuzi, Alivoda dhe Marku. Nderkohe, sa i takon sulmit, dy futbollistet e krahut, Mala dhe Latifi do te formojne kete repart se bashku me Bekim Balajn ne maje. Me kete formacion, ne fushen e lojes pritet te jete nje Vllazni me teper sulmuese dhe me kete 11-she do te synohet edhe fitorja e rradhes.

Ndeshja Egnatia-Vllaznia do te luhet diten e neserme, duke nisur nga ora 13:00 ne stadiumin “Arena Egnatia” ne Rrogozhine dhe do te transmetohet drejtperdrejte nga kanalet e platformes “OverSport”. /Maringlen ZHIVANI/

Formacioni i Vllaznise (4-3-3): Zogovic, Kruja, Gurishta, Shehi, Bulatovic, Jonuzi, Alivoda, Marku, Mala, Balaj, Latifi Tr: Mirel Josa