Vedat Muriqi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në LaLiga. Këtë herë viktima e “Piratit” është Villarreal të cilët u mposhtën nga Mallorca me poker golash.
Sfida përfundoi me rezultatin 4-2, ku Vedat Muriqi realizoi golin që plotësoi pokerin për Mallorcan.
Mallorca realizoi që në minutën e 14-të të takimit me Kadeëere, përpara se Morales të vendos barashpeshën. Megjithatë, pjesa e parë mbyllet me avantazhin e Mallorcas pas golit të realizuar nga Rodriguez.
Ky i fundit realizoi edhe golin e tretë për skuadrën vendase, ndërsa më parë Chukëueze kishte vendosur edhe njëherë baraspeshën. në minutën e 63-të, Muriqi plotësoi pokerin për Mallorcan, duke vulosur edhe rezultatin final të takimit.
Me këtë gol, Muriqi shkon në kuotën e 9 realizimeve në LaLiga dhe mbetet golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij.