Tjeter sukses per trajnerin shkodran Edmond Lufi. Ai ka kurorezuar me sukses punen e bere me ekipin Luqa Saint Andrew’s me te cilen eshte shpallur kampion i kategorise se dyte ne Malte dhe kesisoj ka siguruar ngjitjen nje kategori me lart.
Mbremjen e sotme jane zhvilluar ndeshjet e javes se fundit te ketij kampionati dhe pas fitores 2-1 ne transferte ndaj ekipit Melita FC, ekipi i drejtuar prej tij eshte shpallur kampion.
Ish- futbollisti i Vllaznise jeton ne ishull prej 29 vitesh ku perpos karrieres si trajner, prej shume kohesh ben edhe detyren e trajnerit teksa ka drejtuar disa ekipe te njohura.
Nderkohe ne fillim te ketij sezoni, drejtuesit e “Luqa Saint Andrew’s” e ofruan ne ekip sepse nisen nje projekt serioz dhe sonte te gjithe jane gezuar me suksesin e arritur sepse ky ekip kishte 45 vite pa e arritur nje sukses te tille.
Dhe padyshim qe nje merite shume te madhe ne kete sukses ka edhe trajneri shkodran Edmond Lufi. Tashme mbetet per t’u pare nese ai do te vazhdoje te jete ne krye te tij edhe ne kategorine e pare, apo do te shohe ofertat e tjera./SHKODRA-SPORT.COM/