Sulmuesit të Kombëtares, Bekim Balajt, i mjaftuan vetëm 11 minuta në fushë, për t’u shndërruar në protagonist, në barazimin 1-1 që skuadra e tij Shtrum Grac arriti në frymën e fundit ndaj Tirolit.

Shkodrani e nisi ndeshjen nga stoli, por duke pare se gjerat nuk po shkonin si duhet, trajneri e ka hedhur ne fushe ne minutën e 82-të te takimit.

Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte me rezultatin 1-0 në favor të vendasve, Balaj jep një asist të bukur me kokë për Jeboah, i cili nuk fali para portës, duke realizuar me një parabol fantastike.

Per Balajn gjate merkatos se janarit u fol per kalimin e tij ne Turqi, por drejtuesit e klubit austriak vendosen te mos heqin dore nga sherbimi i tij dhe sulmuesi shkodran po ua shperblen.