Kohet e fundit ka patur jo pak pune me lojtaret e demtuar ne perpjekjen per t’i rikuperuar sa me shpejt dhe duket se po jep lajme te mira se fundmi.

E kemi fjalen per fizioterapistin e Vllaznise Ilirjan Haxhaja. Ai ne nje interviste te shkurter per “Shkodra Sport” ka folur per gjendjen e tyre duke dhene lajme te mira per tifozet kuqeblu.

-z. Haxhaja, si fizioterapist i Vllaznise mund te na thoni me shume per gjendjen aktuale te lojtareve qe jane me probleme demtimi?

Gjendja e lojtareve te demtuar eshte e mire. Isaevski doli sot ne stervitje me ekipin pas demtimit qe pesoi ne kavilje, nderkohe eshte rikthyer edhe Marku pas terheqjes muskulare. Ai tashme i eshte bashkuar ekipit, por po ben stervitje me ritem te lehte.

Ndersa per Fangajn mund te them se eshte drejt rikuperimit te plote dhe po behet gati, megjithate i duhet edhe pak kohe per t’iu bashkuar ekipit ne stervitje.

-Sa mund te zgjase rikuperimi i tyre i plote?

Maksimumi edhe 1 jave dhe ata do te jene ne formen e tyre me te mire.

– Do jene te gatshem per ndeshjen ndaj Kukesit?

Besoj se po. Marku dhe Isaevski mund te jene ne stol, por nese do jene te gatshem per te luajtur, ate e vendos trajneri.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ