Trajneri i Kukësit, Rrahman Hallaçi, e sheh si pozitiv edhe barazimin e sotëm ndaj Erzenit, ndonëse ndali serinë prej 3 fitoresh radhazi të skuadrës.

“Kishte një lodhje fizike nga ndeshja e Kupës. Sot nuk ka qenë një ndër ndeshjet më të mira të kohëve të fundit. Nuk kemi bërë një pjesë të parë të mirë, jemi munduar e afruar, por jo nga ato që presim, Pjesa e dytë ishte pak më ndryshe. Por duke ditur cilësitë e kundërshtarit që na vuri në vështirësi. U munduam duke mbajtur topin dhe me pasime nga krahët që të dinim para portës. U afruam, kishim penalltinë, është normale.

Nuk është i lehtë 11-metërshi, Taipi është me cilësi dhe profesionist dhe do të dijë që të ngrihet,. Kemi luajtur futboll të gjithë dhe e dimë si është penalltia. Mendoj se edhe ata që erdhën nga pankina i dhanë freski lojës, na ndihmuan dhe bënë maksimumin. Xhonson më ka pëlqyer në pjesën e dytë, në të parën vetëm një herë. Më bëhet qejfi që është në 100% dhe nuk ka shqetësime më. Erdhëm për ta fituar, por edhe mund ta humbnim apo fitonim. Por duhet të jemi të kujdesshëm se kjo pikë do të na shërbejë për vazhdimësinë.

Kampionati është shumë i fortë, skuadrat nuk kanë shumë diferenca të mëdha, nga vendi i parë në të fundit, po i shohim ndeshjet çdo javë. Duhet të jemi të kujdesshëm të mendojmë momentin e vështirë që kaluam dhe herë pas herë të jemi të kujdesshëm e qetësohemi, se nuk e kemi pasur qetësinë. Kemi mundësi të shkojmë shumë lart, por ata që kemi poshtë janë afër. Për momentin them këtë, që të larghemi nga ata poshtë, më pas të shohim. Ekipi ka cilësi dhe kualitete, por nuk dua të flas për objektivin më shumë për momentin.

Nuk kam humbur besimin në asnjë moment te Barbosa,. Ai po kalonte një moment të mirë me lojën që krijonim, por mungonte goli,. Duhej të qetësohej pak se është normale, si Rashiti apo të tjerët. Rashiti na ka ndihmuar por nuk është në maksimumin e tij. Jam i qartë në lëvizjet, menduam edhe rotacion, pyetëm ,lojtarët që luajtën në Kupë dhe më thanë që ishin në 100% dhe ishte zgjedhja e duhur në këtë ndeshje”, tha Hallaçi për “Oversport” pas duelit.