Vllaznia e basketbollit te meshkujve peson humbjen e rradhes ne kampionat, te 16-ten ne 17 ndeshje te luajtura deri me tani. E sotmja u arrit ndaj Beselidhjes ne shifrat 62-85 ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres.

Lezhjanet me shume pretendime ne kete kampionat, treguan qe ne fillim te ndeshjes se deshironin te mos benin asnje hap te gabuar. E fituan perioden e pare ne shifrat 23-18 dhe po ashtu edhe te dyten 24-18 duke shkuar ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 11 pikesh ne favorin e tyre.

Kaq ka mjaftuar qe Beselidhja ta kontrollonte ndeshjen edhe ne pjesen e dyte. Ne 10 minuteshin e trete do te fitonte 20-17 dhe po ashtu edhe ne te katertin 18-9 dhe ne kete menyre do ta mbyllte te gjithe ndeshjen me nje diference prej 23 pikesh.

Tek Vllaznia pikeshenuesi me i mire i saj ne kete ndeshje ishte amerikani Smith me 19 pike te shenuara, ndersa tek Beselidhja me te miret ishin Morris me 25 pike dhe Robinson me 20 pike.

Pas javes se 17 te kampionatit, Beselidhja dhe Teuta kryesojne renditjen me pike te barabarta, nga 30, nderkohe qe Vllaznia eshte e pozicionuar ne vendin e fundit me 18 pike te grumbulluara dhe thjesht pret fundin e kampionatit per te zyrtarizuar renien nga Superliga./SHKODRA-SPORT.COM/