Trepikëshin në Burrel e kishte paralajmëruar që një ditë përpara ndeshjes dhe për rrjedhojë, pas arritjes së tij, padyshim që ka mbetur i kënaqur.

Trajneri i Vllaznisë Hasan Lika në prononcimin e tij për mediat pas kësaj ndeshje, është shprehur: “Ka qenë një trepikësh mëse i merituar sepse kemi kontrolluar gjithçka në fushën e lojës.

Shënuam shpejt dhe kjo na ndihmoi të shohim përpara, pavarësisht se në pjesën e parë nuk luajtëm dhe aq mirë dhe i dhamë mundësi kundërshtarit të fitonte terren.

Në të dytëm jemi përmirësuar megjithatë, sërish Burreli arriti të godiste shtyllën e portës tonë dhe po ashtu, pati edhe një moment tjetër për të shënuar.

Gjithsesi edhe Vllaznia duhej të kishte dyfishuar apo trefishuar rezultatin me rastet që pati dhe për fat të mirë çdo gjë u konkretizua si duhet në fund. Duhet të vazhdojmë të ecim në këtë rrugë për të arritur objektivi që kemi”.
© shkodrasport.com