“Djelmnia shkodrane” U17 ka marre nje tjeter fitore te rendesishme ne kampionat dhe i ka konsoliduar edhe me shume pozitaat ne vendin e dyte te renditjes te kategorise se pare te kesaj grupmoshe. Paraditen e sotme ajo ka fituar ne Ballsh ndaj Bylisit vendas me rezultatin e thelle 6-0.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Arber Shytani ka bere gjithçka mire ne kete 90 minutesh. Rezultati eshte zhbllokuar ne minuten e 6-te kur futbollisti Nihat Kakini ka kaluar ne avantazh shkodranet. Po gjate pjeses se pare do te kishte vend edhe per dy gola te tjere te “Djelmnise”.

Fillimisht do te ishte Rigerto Çezma qe do te dyfishonte shifrat dhe me pas, Ermal Doçaj do te shenonte edhe te tretin dhe ky 45 minutesh i pare do te mbyllej me rezultatin 3-0 per te.

Ne te dyten do te shenoheshin edhe tre gola te tjere qe mbajne firmen e Çezmes qe do te shenonte edhe dy gola te tjere, ndersa i fundit mban per autor futbollistin Gesli Dibra. Perfundimisht 6-0 per “Djelmnia shkodrane” U17.

Me kete fitore ajo eshte ne kuoten e 47 pikeve duke mbajtur tashme e vetme vendin e dyte te renditjes, sepse Flamurtari pas humbjes se sotme ndaj Shkendise mban vendin e trete me 44 pike./SHKODRA-SPORT.COM/

BYLIS U17- DJELMNIA SHKODRANE U17 0-6

Golat: Kakini, Çezma 3, Doçaj, Dibra

DJELMNIA SHKODRANE U17: Tahiri, Kakini, Lesha, Delaj, Plangaj, Zhuri, Brojaj, Çezma, Doçaj, Uldedaj dhe Ndrevashaj. Trajner Arber Shytani. U aktivizuan edhe Behri, Hotaj, Dibra, Zymeri e Bregu.