Myrto Uzuni është njeriu i momentit te Ferencvaros. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka shënuar në takimin e katërt radhazi në të gjithë kompeticionet, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme që po kalon.

Kampionët në fuqi mundën Kisvardën me shifrat 4-0. Sulmuesi beratas shënoi në minutën e 70′ dhe në të 90-tën minutë.

Uzuni arriti kështu kuotën e 5 golave pas vetëm 11 ndeshjeve të luajtura në një sezon ku duket se mund të thyejë rekordet personale sa i përket shënimit të golave në kampionat.

Duhet thënë se në skuadrën e Kisvarda luan ish-sulmuesi i Partizanit, Jasir Asani i cili hyri në lojë në minutën e 67′ por pa ndryshuar fatet e takimit.

Uzuni arriti kështu kuotën e 5 golave pas vetëm 11 ndeshjeve të luajtura në një sezon ku duket se mund të thyejë rekordet personale sa i përket shënimit të golave në kampionat.