Qyteti i Kukësit do të ketë gati një stadium të ri në vitin 2019. Investimi që në total do të shkojë diçka më tepër se 5 milionë euro, është në këto momente në fazë projektimi dhe tenderimi për firmën që do ta ndërtojë dhe pak a shumë bëhet fjalë për një investim si ai i “Loro Boriçit”.

Stadiumi i ri i Kukësit është projektuar që të ndërtohet me 6500 vende dhe në të do të luhen ndeshje deri në fazën e grupeve të Kupave të Europës.

Pritet që punimet të nisin në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa bëhet e ditur se ato mund të kenë një afat deri në përfundim 9 muaj.

Ky stadium do t’i kalojë në menaxhim klubit dhe Bashkisë së Kukësit, ndërkohë që në kontratën që do të hartohet do të parashikohet në pikat e saj që në këtë impiant, të luajnë jo vetëm kombëtaret e moshave, por edhe ekipi i të rriturve kuqezi./vipsport/