Kriza të Bajerni i Mynihut ka vënë në lëvizje drejtuesit e klubit që të shikojnë alternativa për trajnerin Niko Kovaç, që nuk ka pasur një fillim shumë pozitiv të karrierës në stolin e bavarezëve.

Mediat britanike kanë zbuluar se Zidan nuk do të jetë trajner i Mançester Junajtid, pasi ka marrë një ofertë zyrtare nga Bajerni i Mynihut dhe se po e studion mundësinë e një kalimi në Gjermani.

Bavarezët synojnë që të fitojnë Champions League dhe Kovaç nuk duket njeriu i duhur për ta bërë këtë gjë.

Zidan nga ana tjetër, është një rekordmen sa i takon suksesit në Europë, pasi ka fituar tri Champions radhazi me Realin e Madridit, një sukses madhështor për trajnerin francez./vipsport/