Eshte vetem 20 vjeçe, por po perjeton momente shume te lumtura qe as ne enderr ndoshta nuk i kishte çuar nder mend. Me Vllaznine ka provuar te luaje deri ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve te Europes duke u perballe me emra te tille si Real Madrid, Çelsi e PSG.
Por jo vetem kaq. Rrjedhoje e ketyre paraqitjeve dhe e formes se mire te treguar me shkodranet, ajo eshte grumbulluar edhe nga kombetarja e Kosoves. E kemi fjalen per mesfushoren Rrezona Ramadani. Ajo ndjehet shume mire dhe shpreson shume qe keto momente te vazhdojne sa me gjate.
Ne nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” nder te tjera, futbollistja e Vllaznise eshte ndalur tek dy objektivat sezonale dhe ka premtuar qe ne Shkoder do te vijne edhe dy trofe te tjera dhe si rrjedhoje do te vendosin edhe yllin ne fanelle. Per me shume lexoni intervisten e dhene per gazeten tone:
– Rrezona, e lumtur qe ke qene pjese e Vllaznise ne kete sezon kur ajo luajti ndaj emrave si Real, Çelsi e PSG?
Se pari, eshte privilegj te jesh pjese e Vllaznise. Normalisht per mua ka qene nje sukses shume i madh qe kam arritur ne grupet e Champions League me ekipin e Vllaznise, e sidomos kur perballe kishim emra te medhenj si Real, Çelsi e PSG.
– Ke patur emocione ne keto perballje?
Po, realisht kam patur emocione. Kane qene ndeshje qe ndoshta nuk do perseriten ndonjehere dhe niveli te cilin kemi pasur perballe, ka bere qe te kem emocione.
– Jeni ne nje moshe te re dhe po luani ne nivele shume te larta. E kishit enderruar ndonjehere nje gje te tille?
Sinqerish nuk e kisha menduar ndonjehere qe ne kete moshe do isha pjese e nje suksesi kaq te mad. Per kete desha te falenderoj stafin te cilet me besuan dhe me dhane mundesine qe te luaj ne keto ndeshje. Perpos kesaj, jam grumbulluar edhe me kombetaren e Kosoves dhe kjo me ka bere edhe me te lumtur.
– Sezoni i trete qe luani me Vllaznine. E lumtur qe jeni pjese e saj?
Pa dyshim qe po, kam arritur te mesoj shume nga ky ekip, te jem pjese e shume sukseseve dhe jemi afer vendosjes se yllit ne fanelle pra vitit te 10-te si kampion te Shqiperise dhe jam shume e lumtur qe jam pjese e ketij suksesi.
– Çfare ka te vecante Vllaznia qe ben diferencen ne Shqiperi dhe Rajon?
Veçantia e Vllaznise eshte organizimi qe ka ky ekipi. Normalisht krejt kjo eshte fale presidentit Lazer Matija i cili e ka mbajt ekipin gjithe keto vite ne kete nivel dhe ka arritur qe te mbaj ne ekip lojtaret me te mira ne vend. Po ashtu ka punuar shume edhe me moshat e reja, ku ka arritur qe shume prej tyre t’i afroje ne ekipen e pare. Vllaznia ka pune, angazhim, disipline dhe te gjitha keto bashke bejne qe ky ekip te kete sukses dhe te beje diferemcen edhe ne Rajon.
– Titulli i 10-te dhe ylli ne fanelle sivjet?
Kane mbetur edhe disa loje ne vazhdimesi te kampionatit per ta arritur kete sukses dhe realisht eshte nje sukses shume i madh dhe shume i merituar per Vllaznine dhe jam shume e lumtur qe do jem pjese e ketij suksesi.
– E shihni veten edhe per shume vite te Vllaznia?
Pse jo, te jem pjese edhe e shume sukseseve te tjera me Vllaznine.
Intervistoi: Gjergj KOLA