Pavaresisht perpjekjeve, ekipi i femrave te KF Murlani nuk ka mundur te marre dot fitoren e dyte ne kampionat. Ne ndeshjen e javes se katert te kampionatit, ai nuk ka shkuar me shume sesa barazimi 3-3 ndaj Kinostudios.

Madje duhet thene se per nga menyra si shkoi ndeshja, Murlani duhet te jete i kenaqur me barazimin sepse golin e trete e ka shenuar vetem ne minuten e 88-te dhe per me teper, ai ka luajtur me 10 futbolliste qe nga minuta e 63-te kur Selimi eshte ndeshkuar me karton te kuq.

Ndeshja ka nisur mire per ekipin e drejtuar nga trajneri Parmeza teksa ka kaluar i pari ne avantazh fale golit te shenuar nga Anela Vishkulli ne minuten e 19-te. Kinostudio do reagonte dhe do te shenonte dy gola njeri pas tjetrit me Lulajn e Torin dhe pjesa e pare do mbyllej ne shifrat 2-1 per miket.

Ne fillimin e se dytes, Murlani do te barazonte me ane te sulmueses se re Rosela Vasa, por Kinostudio kaloi serish ne avantazh me ane te afrikane Ndeme dhe pas daljes me karton te kuq edhe te Selimit, u mendua se ekipi kryeqytetas do te fitonte por nuk ka ndodhur keshtu.

Pas shume perpjekjesh, Anela Vishkulli do te shenonte serish, pikerisht dy minuta para fundit dhe gjithçka do te mbyllej ne shifrat 3-3. Murlani me kete pike ngjitet ne kuoten e 4 pikeve, shume larg pretendimeve qe ky ekip ka per kete sezon./SHKODRA-SPORT.COM/