E gjithë bota ka lexuar sot për gjyqin mes trajnerit të përfaqësueses dhe ish-presidenti Bujar Nishani.

Lajmi i publikuar nga “Associated Press”, është shpërndarë nga mediat më prestigjioze botërore, duke përfunduar deri në amerikanen “Washington Post”.

Në shkrim sqarohet se Panuçi kërkon 100 mijë euro për një postim në Facebook, ndërsa gjyqtarja Anila Karanxha ka 30 ditë kohë për të vendosur nëse do të ketë apo jo një seancë gjyqësore mes palëve pasi të dëgjojë pretendimet e palës akuzuese. /Vipsport/