Me Skenderbeun e tij ka arritur rezultate te jashtezakonshme duke qene ekipi shqiptar me ecurine e tij me te mire ne Europe. Ardjan Takaj megjithate tashme i duhet te vazhdoje te vuaje denimin e rende te marre nga UEFA dhe si rrjedhoje nuk i mbetet gje tjeter veçse te mendoje per ngjitjen serish te korçareve ne Superiore.
Por nga ana tjeter numri 1 i Skenderbeut ne nje interviste per “Panorama Sport” ka analizuar edhe zhvillimet ne kategorine me te larte te futbollit shqiptar dhe shanset e gjithesecilit per titullin kampion.
Në luftën treshe për titullin në elitë, kreu i klubit korçar shikon një Tiranë më të fortë, por nga ana tjetër, thekson se Vllaznia do të jetë pretendente kryesore nëse sulmuesi Liridon Latifi rikthehet në formën e dikurshme.
“Mendoj se po behet nje gare e bukur dhe me te favorizuar ne garen per titullin kampion une do te them se shikoj Vllaznine, nese Liridon Latifi do te rikthehet ne formen e tij te dikurshme.
Nese kjo ndodh, do te ishte nje plus i madh per shkodranet dhe une mendoj se ata do te kishin me shume shanse per titull sesa Tirana e Partizani, megjithate ka edhe shume jave deri ne fund dhe gjerat mund te ndryshojne”- eshte shprehur Takaj./SHKODRA-SPORT.COM/