Sot ka qene shume ne forme, ka luajtur brenda nje ndeshje me te dy ekipet, ne shenje respekti per vitet e kaluar me to gjate karrieres se tij dhe ne fakt gol ka shenuar vetem per Ferizajn.
Megjithate per Altin Xhahysen, Vllaznia eshte gjithçka. Ish- mesfushori i skuadres shkodrane pas ndeshjes miqesore te zhvilluar diten e sotme, ka thene dy fjale edhe per ditelindjen e Vllaznise kur eshte shprehur:
“Ka qene nje enderr e imja te isha pjese dhe te luaja me Vllaznine dhe kjo enderr me eshte realizuar. Mendoj se nuk ka gje me te bukur se kjo per mua. Momentet me te bukura me te? Kuptohet jane ato kur luftonim per titullin kampion dhe ia dolem ta arrinim kete gje.
Titulli kampion me Vllaznine ka qene gjithmne enderr e çdo sportisti dhe e çdo sportdashesi shkodran. Une shpresoj qe edhe sot ajo te vazhdoje ne kete rruge dhe te shpallet kampione kete vit. Ne keto hapa qe eshte aktualisht, te them te drejten e meriton”- eshte shprehur Xhahysa.
Te plote prononcimin e ish- futbollistit te Vllaznise mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: