Vllaznia ben realitet goditjen e pare ne merkato, firmos me mesfushorin- fantazist Amir Kahrimanoviç, Lajmi eshte bere i ditur pak minuta me pare nga vete klubi shkodran permes nje postimi ne faqen e tij zyrtare.

“KF Vllaznia dëshiron të bëjë të ditur se nga sot pjesë e saj do të jetë edhe futbollisti Amir Kahrimanoviç. Drejtuesit e klubit kanë rënë dakord dhe më pas firmosur një kontratë njëvjeçare me mesfushorin- fantazist që në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Erzenit ku ka spikatur me performancën e tij.
Welcome Amir!”- shkruhet ne kete njoftim.

Ne kete menyre duket se Vllaznia e ka nisur me vrull merkaton duke bere pjese te saj nje futbollist te cilin ne fakt e kishte kerkuar qe sezonin e kaluar, por marreveshja nuk u arrit per shkak te kontrates qe ai kishte me shijakasit.

Por sot gjithçka eshte mbyllur dhe kroati 25 vjeçar eshte veshur kuqeblu teksa konsiderohet ne pamje te pare nje perforcim shume i rendesishem per te cilin Vllaznia kishte shume nevoje.