Ajo qe pritej eshte zyrtarizuar mbremjen e sotme. Mirel Josa nuk do te jete me trajner i Vllaznise. Ka qene vete klubi shkodran qe ka njoftuar pak minuta me pare nderprerjen e bashkepunimit me te.

Ja çfare shkruhet ne kete njoftim:

“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka ndërprerë me mirëkuptim bashkëpunimin me trajnerin Mirel Josa. Falenderojmë trajnerin Josa për kontributin e dhënë në drejtimin e ekipit duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme!
Ekipi do vijojë punën nën drejtimin e trajnereve Auron Mil dhe Vioresin Sinani”.

Ne kete menyre, ende pa u mbyllur viti, aventura e Mirel Joses te Vllaznia mbyllet ketu. Ecuria jo e mire ne 5 ndeshjet e fundit ku skuadra ende nuk ka marre fitore duke vene ne rrezik edhe arritjen e objektivave, ka bere qe drejtuesit e klubit dhe vete trajneri te nderpresin bashkepunimin.

Nga ajo qe behet e ditur, ekipi do drejtohet per momentin nga Miloti e Sinani dhe ne ditet e ardhshme mbetet per t’u pare nese do kete trajner tjeter apo do t’u besohet atyre deri ne fund drejtimi i skuadres./SHKODRA-SPORT.COM/