Ildi Gruda e ka thene serish fjalen e tij edhe sot. Sulmuesi shkodran ka shenuar golin e barazimit per Teuten ne ndeshjen qe ajo zhvilloi ne Rrogozhine ndaj Egnatias dhe po ashtu ka fituar edhe nje 11-metersh qe nuk u kthye dot ne gol nga Kallaku ne minutat shtese te ndeshjes.

24 vjeçari eshte kthyer ne nje protagonist shume te rendesishem per skuadren e tij dhe kete po e shfaq ne çdo ndeshje qe ai luan duke plotesuar ne kete menyre me se miri kerkesat e stafit teknik per manovren sulmuese.

Me rikthimin e Edi Martinit ne krye te pankines durrsake, edhe Gruda eshte “ringjallur” teksa po shnderrohet ne nje protagonist te rendesishem te Teutes dhe jo me kot rezultatet e saj nuk kane munguar.

Gruda dallohet per shpejtesine e tij dhe nga ndeshja ne ndeshje po fiton edhe me shume besim ne vetvete duke qene tashme edhe nje “gjahtar” i vertete golash.

Ky eshte sezoni i fundit i tij me Teuten dhe me shume te ngjare shkodrani nuk do te rinovoje. Ne adrese te tij kane ardhur disa oferta nga skuadra te huaja dhe ne sezonin e ri me shume siguri do ta shohim duke luajtur ne nje kampionat tjeter./SHKODRA-SPORT.COM/