Xhudisti shkodran Demian Çuni ka bere nje paraqitje shume te mire ne turneun nderkombetar te Torinos ne Itali ku ka zene vendin e dyte ne mes shume pjesmarresve duke merituar edhe medaljen e argjendte.

Ai ka konkurruar ne peshen e tij, ate deri 81 kilograme ku ka fituar kater ndeshje njera pas tjetres dhe eshte ndalur vetem ne finale duke humbur ndaj sportistit qe meritoi medaljen e arte.

Gjithsesi paraqitjet e Çunit kane qene shume te mira ne “Grand Prix” te Torinos ku kane marre pjese shume sportiste nga vende te ndryshme te Europes dhe si rrjedhoje konkurrenca ka qene e madhe.

Medalja e argjendte qe ai ka fituar ne kete turne padyshim qe eshte nje sukses dhe njekohesisht edhe nxitje per te vazhduar me tej sepse kemi te bejme me nje sportist te talentuar dhe qe premton shume per te ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/