Vllaznia humbi pasditen e sotme 0-2 ne Laç dhe loja e saj ka qene serish zhgenjyese. Tifozet shkodrane te pranishem ne stadiumin e Laçit padyshim qe jane merzitur se tepermi nga kjo gje dhe kane reaguar.

Ne gjysmen e pjeses se dyte, pjestaret e grupimit “Vllaznit Ultras” ne shenje proteste per lojen e dobet kane mbledhur fjamujt dhe banderolat e tyre dhe e kane ndalur mbeshtetjen e tyre per skuadren e zemres.

Por nderkohe ne fundin e ndeshjes, disa prej futbollisteve kuqeblu jane drejtuar per tek tribuna ku kane qene te vemdosur keto tifoze dhe kane biseduar per 3-4 minuta me ta. Kuptohet qe tifozet nuk i kane kursyer kritikat per te besuarit e tyre, por ne fund nuk kane munguar as duatrokitjet.

Kjo shihet qarte edhe tek videoja e “Shkodra Sport” qe po publikojme. Por pas largimit te futbollisteve, tifozet kane vijuar me brohoritjet e tyre te zakonshme, por njekohesisht edhe me thirrjet kunder trajnerit Josa. Madje ata e kane pritur jo pak derisa ai te dilte ne konferencen per shtyp, por numri 1 i pankines shkodrane ka vonuar dhe me pas jane larguar nga stadiumi.

Por duhet thene se tifozet e Vllaznise inatine tyre e kane patur kryesisht me trajnerin teksa nuk kane munguar thirrjet ne kor kunder tij./SHKODRA-SPORT.COM/

V