Kur ka mbetur edhe diçka me teper se nje ore nga fillimi i ndeshjes Vllaznia- Kastrioti, zbardhet formacioni me te cilin do ta nisin lojen nga minuta e pare kuqeblute.

“Shkodra Sport” meson se trajneri Brdariç ka vendosur te beje nje levizje ne mesfushe, por ka edhe nje levizje ne repartin e sulmit, levizje keto me te cilat deshiron te arrije suksesin.

Ne porte do te jete si zakonisht Zogoviç, nderkohe qe edhe katershja e mbrojtjes do te jete e njejta me Gurishten, Adili, Diagne dhe Hakaj.

Ne mesfushe nderkohe do te jene si ne çdo ndeshje dyshja Krymi- Jonuzi dhe perkrah tyre kete here nuk do te jete Heriç, por boshnjaku tjeter Mustedanagiç.

Nderkohe ne sulm do te jene Ardit Hoxhaj e Latifi ne krahe dhe Aralica ne maje te sulmit, treshe kjo qe luajti edhe ne ndeshjen e kupes te merkuren ndaj Pogradecit./SHKODRA-SPORT.COM/