KF Murlani ka marre nje fitore te thelle ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur ne fushen e tij ndaj Teutes, me shifrat 5-0. Nje fitore qe tregon se kjo skuader do te vijoje ngjitjen ne renditje sepse mundesite i ka.

Takimi ka nisur me gol teksa qe ne minuten e katert ka qene futbollistja Gjergji qe ka kaluar ne avantazh ekipin e drejtuar nga trajneri Parmeza.

Pak minuta me vone do te vinte goli i dyte me autore Selimin, nderkohe qe i treti ka patur per autore futbollisten Anela Vishkulli. Goli i shenuar prej saj ne fakt ka qene i veçante sepse eshte shenuar direkt nga goditja e kendit.

Siç mund ta shikoni edhe nga videoja e meposhtme, e xhiruar nga gazetari Gjon Gjeka, topi i krosuar prej saj ka marre nje trajektore te tille qe e ka derguar ate direkt ne rrjete.

Kjo futbolliste do te shenonte edhe dy gola te tjere ne kete ndeshje duke kompletuar fitoren e thelle 5-0, fitore me te cilen Murlani ngjitet ne kuoten e 7 pikeve duke mbajtur vendin e peste ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/