Eshte shkodran, nuk ka lindur ne Shkoder, nuk ka luajtur qofte edhe nje dite me Vllaznine, por duket se ngjyrat kuqeblu nuk do t’i ndahen. E kemi fjalen per ish- kapitenin e Fiorentina U19 Erald Lakti.

Siç eshte bere e ditur, nje muaj me pare drejtuesit e Fiorentines rane dakord me te qe per te luajtur me shume minuta, ta huazonin ne nje ekip tjeter. Dhe ekipi qe i kane zgjedhur eshte ai AS Gubbio i cili ben pjese ne Seria C.

20 vjeçari me origjine nga Shkodra por qe eshte lindur dhe rritur ne Itali, ka degjuar shume per Vllaznine, skuadren per te cilen kane bere tifo ne Shqiperi babai dhe te gjithe familjaret e tij.

Dhe per koinçidence, tek ekipi i tij i ri ka gjetur ngjyrat KUQ E BLU. Kete e tregon edhe kjo foto e ketij shkrimi ku ai eshte gjate nje ndeshje miqesore duke luajtur per Gubbion.

Lakti konsiderohet nje element me shume perspektive dhe drejtuesit e Fiorentines nuk kane nder mend te heqin dore kollaj prej tij. Thjesht duan qe per momentin ai te luaje dy kampionate me poshte, ku te forcohet dhe te marre pervojen e duhur dhe me pas ta marrin serish ne ekipin “viole”.
www.shkodrasport.com