Vedat Muriqi po kalon një nga momentet e tij më të mira në karrierën e tij duke qenë se po arrin të shënojë rregullisht si me Fenerbahçen në Turqi, ashtu edhe me ekipin përfaqësues të Kosovës. Muriqi ishte vendimtar edhe pak ditë më parë me skuadrën e Kosovës aty ku shënoi ndaj Republikës Çeke.

Ndeshja ndaj Republikës Çeke, rezultoi jo pak me fat për Muriqin ndërkohë që në stadium ka pasur edhe skautë për të. Mediat angleze raportojnë se nga Totenhemi ka pasur disa të dërguar të cilët do të shihnin Muriqin, ndërkohë që më të shumtë pritet që të jenë ndeshjen e sotme.

Ashtu si nga Anglia, skautë për të ka pasur edhe nga Italia dhe janë Lacio, Napoli dhe Fiorentina skuadrat që interesohen për shërbimet e tij. Sot pritet një ndeshje e rëndësishme për të duke qenë se me një paraqitje të mirë apo aq më tepër edhe me një gol, Muriqi do të bënte një hap tjetër të madh në karrierë. /vipsport/