Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT/ Vllaznia nesër sërish drejt Ulqinit

LAJMI I FUNDIT/ Vllaznia nesër sërish drejt Ulqinit

Skuadra shkodrane u kthye ditën e djeshme nga Ulqini pas një jave stërvitje atje, luajti sot ndeshjen e Kupës ndaj Pogradecit dhe nesër do të marrë rrugën drejt qytetit bregdetar të Malit të Zi. Kjo sepse drejtuesit e klubit në bashkëpunim edhe me stafin teknik kanë vendosur që përgatitjet për ndeshjen me Egnatian të zhvillohen sërish atje.

Një gjë e tillë është konfirmuar mbrëmjen e sotme nga vetë trajneri Edi Martini i cili në prononcimin e dhënë për mediat është shprehur:

“Këtu është e pamundur për shkak të reshjeve. Nesër do udhëtojmë drejt Ulqinit. Atje kemi një fushë me bar natyral ku kemi mundësi të stërvitemi.

Ushqimi dhe hoteli janë mjaft mirë, por më e rëndësishme është fusha e stërvitjes sepse me këto reshje që kanë rënë në Shkodër është e pamundur për t’u stërvitur”.

Si rrjedhojë, Gazeta “Shkodra Sport” mëson se në orët e paradites ekipi do të marrë rrugën drejt pikës doganore të Muriqanit, për të vijuar më pas rrugën drejt qytetit bregdetar të Ulqinit ku do të qëndrojnë deri pasditen e së martës, një ditë para sfidës shumë të rëndësishme për kampionat me Egnatian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments