Thursday, April 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT/ Vllaznia shpall sërish 'non grata' Emanuela Rustan. Kërkon përsëritjen...

LAJMI I FUNDIT/ Vllaznia shpall sërish ‘non grata’ Emanuela Rustan. Kërkon përsëritjen e ndeshjes me Bylisin

Tek Vllaznia ende nuk i ka dalë mërzia me mosakordimin e një 11-metërshi në minutën e 90-të nga arbitrja kryesore Emanuela Rusta. Ndonëse ajo u sinjalizua nga sistemi VAR se kishte prekje të topit me dorë, e pa edhe vetë dhe në fund vendosi të mos e drejtonte gishtin tek pika e bardhë.

Kjo do të thotë se rrjedhimisht ajo ka ndikuar në rezultatin e ndeshjes sepse si rrjedhojë e këtij gabimi shkodranët dolën pa pikë nga “Adush Muçaj”. Drejtuesit e klubit shkodran mësohet se kanë vendosur ta ngrenë zërin nga një padrejtësi e tillë dhe si rrjedhojë sot i janë drejtuar zyrtarisht FSHF-së.

Gazeta “Shkodra Sport” mëson se KF Vllaznia i ka dërguar shkresë zyrtare institucionit të futbollit shqiptar, ku së pari kërkon riluajtjen e ndeshjes Bylis- Vllaznia. Kjo sepse arbitrja kryesore Emanuela Rusta në rastin më të mirë nga paaftësia dhe në rastin më të keq nga influenca e palëve të treta, ka ndikuar drejtëpërdrejtë në rezultatin e ndeshjes.

Po ashtu, Gazeta mëson se në këtë shkresë i është kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit mospërfshirjen e arbitres Emanuela Rrusta në asnjë trupë gjykuese (kryesore, asistente, arbitre e katërt, në VAR apo AVAR) në asnjë prej ndeshjeve ku luan Vllaznia apo ekipet e Akademisë Vllaznia.

Njëkohësisht klubi shkodran ka kërkuar edhe marrjen e masave disiplinore ndaj kësaj arbitreje duke mos e përfshirë atë në asnjë prej gjykimeve në vazhdim si përgjegjëse kryesore jo vetëm e ndikimit në rezultate, por edhe në garën e Superiores.

Duhet thënë se Vllaznia nuk është hera e parë që e shpall “non grata” këtë arbitre e cila vërtetë mban stemën e FIFA-s por kjo nuk e ka penguar atë ta penalizojë ekipin kuqeblu me vendimet e marra.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments