Vllaznia ka nisur qe prej dites se djeshme pergatitjet per sfiden e pare te ketij viti, ate ndaj Partizanit qe do te luaje me date 14 janar ne kryeqytet, pergatitje keto qe po i zhvillon ne qytetin e Shkodres.

Por nderkohe, perpos seancave stervitore qe ekipi po zhvillon çdo dite, ka planifikuar edhe nje ndeshje miqesore. “Shkodra Sport” meson se diten e shtune do te luaje ndaj ekipit te Kastriotit dhe takimi pritet te zhvillohet ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Nderkohe tashme mbetet per t’u mesuar edhe orari i luajtjes se kesaj ndeshje qe do t’u sherbeje trajnereve Josa e Mema per te pare gjendjen e ekipeve te tyre ne prag te rifillimit te ndeshjeve zyrtare per kete vit.

Miqesorja ndaj Kastriotit do te jete “prova gjenerale” per kuqeblute ne prag te takimit shume te rendesishem ndaj Partizanit. Mbetet me interes per t’u pare formacioni qe do te zgjedhe Josa, nisur edhe nga mungesat qe ka, sidomos ne repartin e mbrojtjes, por edhe tek sulmi.

Vllaznia e mbylli vitin 2022 me fitoren e thelle 4-0 ndaj Teutes dhe kuptohet qe ai formacion pritet te jete serish titullar me perjashtim te mbrojtesit Juriç qe eshte i skualifikuar me kartona dhe prandaj ne vend te tij mund te luaje Shehi./SHKODRA-SPORT.COM/