Kukësi ka bërë një mini-revolucion në ditët e fundit të vitit 2022, duke i dhënë lamtumirën disa futbollistëve të cilët nuk kishin bindur verilindorët në pjesën e parë të sezonit edhe pse kishin luajtur me rregullsi. Një prej tyre ishte edhe qendërmbrojtësi 29-vjeçar portugez Tiago Ferreira.

Ai ishte një nga lojtarët që luajti më rregullisht për Kukësin, me 13 ndeshje si titullar, teksa shënoi edhe një gol gjatë eksperiencës së tij në Shqipëri. Por pas mbylljes së ndeshjeve të javës së 15-të të Superiores, lojtari ishte mes atyre me të cilët Kukësi ndërpreu kontratën, për t’u kthyer në vendlindje.

Pas largimit nga kjo skuader, kuptohet qe ne opinionin sportiv menjehere doli ideja e veshjes kuqeblu te tij dhe tifozet shkodrane e mirepriten nje mundesi te tille per ta pare kete futbollist me fanellen e Vllaznise ne gjysmen e dyte te sezonit, sepse skuadra po shfaq probleme ne mbrojtje.

Po kjo nuk do te ndodhe sepse Ferriera ka gjetur ekip te ri. Ai ka firmosur me DC Trofense në kategorinë e dytë në Portugali, duke nënshkruar deri në qershorin e vitit 2024 me këtë klub, teksa është prezantuar si një blerje shumë cilësore nga kjo skuadër në ditët e fundit të vitit 2022.