Sapo u hodh shorti I  kampionatit kombetar te futbollit, te gjithe gazetat e portalet ne Shqiperi I dhane hapsiren e duhur duke afruar edhe komentet e para.

Ajo qe binte ne sy ishte si me reja e keti edicioni te priteshem, ndeshjet e derbit te kryeqytetit. Pra Tirana, Partizani e Dinamo.

Bukur ne 10 skuadra tre, ose nje treta do te flasin me gjuhen tashme te huazuar te derbit. Ne kampionatet kombetare ne vite ku luanin 14 apo 16 skuadra veçohej jo vetem derbi I kryeqytetit, por edhe derbi I Veriut (Vllaznia- Dinamo e Shkodres, Vllaznia-Spartaku I Shkodres), derbi I bregdetit (Besa Kavajes- Teuta e Durresit), etj.

Krijoheshin edhe derbe artificiale kur ne Kampionatet kombetare luante edhe Kombinati i Tekstilit Stalin, pra ne kryqytet, apo ne Veri te Shqiperise kur Vllaznia ndeshej me Beslidhjen e Lezhes, nga ndonjehere shtohej ne derbin e Veriut edhe Laçi.

Pra risia e ketij shorti eshte derbi I kryeqytetit ku treshja Tirana-Partizani-Dinamo do te lakohet ne te gjtha rastet e zhvilluara.

Pra bera pyetjen se si me duket ky shorti I sezonit te ri futbollistik? Per mua ajo qe me intereson eshte Vllaznia e cila si nenkampione dhe fituese e kupes se Shqiperise, do te luaje gjashte here ne kryeqytet, por ajo qe e bene te duket se thyen shabllonin e ketij shorti jane dy skuadrat me te cilat do te ndeshet Vllaznia, me Dinamon e rikthyer ne eliten e futbollit shqiptar pas 20 viteve dhe me Egnatian e Rrogozhines te cilat jane te panjohura per stafin teknik, futbollistet e sportadashesit shkodrane.

Nuk do te thote se perballjet me ekipet pretendente, me kater prej te cilave Vllaznia do luaj ne kater javet e para, nuk do te kene vleren e rendesine tyre, por gjithnje do te mbetet ne funksion ai objektiv: Fitore ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe minimumi nje barazim ne perballjet jashte Shkodres.

Por do jete merkatoja qe do te rifreskoje ekipet dhe ndoshta emrat qe do te shenjestrohen nga stafet teknike mund te thyejne formulen e dalun ngjyret ku perseri kater faza me 10 ekipe.

Uroj qe Vllaznia ta filloje startimin si  edicionin e kaluar por duke llogaritur forcat e duke ruajtur formen fizike edhe per ne fazen e katert.

Trajneri gjerman Brdariç me stafin e tij do te prezantoje pa dyshim nje ekip pretendent, fale kjo edhe pervojes te fituar ne ballafaqimet dhe prezantimit dinjitoz ne “Conference League” te Europes.
E shorti mbetet short per nga rendesia e tij.
Namik Mehmeti Firenze
31 korrik 2021