Ka luajtur në nivele shumë të larta në futbollin francez dhe atë gjerman e tashmë kërkon të kapë momentin e tij edhe tek Vllaznia. E kemi fjalën për mbrojtësin senegalez me nënshtetësi franceze Fallou Diagne.

Ai ka firmosur sot me Vllaznisë dhe tashmë është zyrtarisht pjesë e kësaj skuadre me të cilën në fakt është në stërvitje prej gati një muaji. Periudhë kjo që e ka ndihmuar atë të kapë formën e duhur, por edhe të njohë ambjentin dhe gjithçka tjetër.

Diagne ka dhënë mbrëmjen e sotme intervistën e tij të parë si futbollist i Vllaznisë. Për “Shkodra Sport” ai ka folur për karrierën e tij të mëparshme, por edhe për synimet me fanellën kuqeblu. Për më shumë, lexoni intervistën e dhënë për gazetën tonë:

– Fallou, përse zgjodhët Vllazninë për të firmosur?

Së pari do të falënderoj trajnerin që më besoi të më sillte këtu. Kam shumë respekt për të dhe kur mbërrita pashë shokët e skuadrës sesi ata më mirëpritën dhe prandaj kisha këtë dëshirë për të qëndruar këtu.

– Tani keni një pershtypje per skuadren sepse sterviteni para gati një muaj me te. Çfare pershtypjesh ju ka krijuar ajo?

Po jam stërvitur me ekipin dhe kam parë shumë cilësi në ekip. Kam besim në këtë ekip dhe e di që në sezonin e ri do të rritet edhe më shumë.


– A është e vërtetë se keni disa muaj pa ekip?

Po sepse u lëndova, kjo është arsyeja pse qëndrova disa muaj pa luajtur. Por tani kthehem me një dëshirë të fortë për të shkatërruar gjithçka.


– I keni kaluar problemet e dëmtimit plotësisht?

– Po i kam kaluar.


– Cila është gjendja juaj fizike për momentin?

Për momentin ndihem mirë, ndihem i aftë të dal në fushë. Unë vazhdoj të punoj edhe më shumë për të qenë në majë.


– Gjatë karrierës tuaj keni luajtur në nivele të larta me ekipe si Rennes, Metz, ëerder Bremen etj. Cilin konsideroni momentin më të mirë të karrierës tuaj?

Po është e vërtetë që jam stërvitur tek Metz dhe në disa skuadra të tjera. Momentin më të mirë të karrierës sime mund të konsideroj atë që kam kaluar në Freiburg dhe në Rennes

– Momenti më i vështirë?

Ishte në Freiburg. Pikërisht atëherë kur fillova sezonin tim të dytë aty dhe humba babanë tim. Këtë do ta konsideroja momentin më të vështirë.


– Nisur nga karriera juaj, tifozët e Vllaznisë presin shumë nga ju. Cili është premtimi për ta?

Unë do t’i lutem që Zoti që të më japë shëndet në rradhë të parë dhe forcë për t’u kthyer në fushë e për t’i kënaqur ata. Dua që ky sezon të jetë sezoni më i mirë dhe t’i mbajmë gjallë me shpresa të gjithë tifozët e Vllaznisë për gjëra të mira.


– Me shumë mundësi ju pritet të luajë përkrah Adilit në qendër të mbrojtjes. Garantoni siguri në sfond?

Unë garantoj që do të bëjmë çmos për të ofruar sigurinë maksimale në prapavijë per skuadren.


– Faleminderit dhe suksese me fanellën kuqeblu…

Faleminderit juve!