Ne Shkoder ne ndeshjen e pare te kampionatit, braziliani Hygor Guimaraes Goncalves shenoi ne fundin e pjeses se pare ne porten e Laçit dhe ky gol i mjaftoi Vllaznise per ta fituar ate ndeshje dhe per te marre tre piket e para te kampionatit.
Pas saj, ne nje emision sportiv, Armando Cungu ne ate periudhe ne rolin e specialistit te futbollit, deklaroi se brazilianit “ia mbushi shejtani” ne momentin e golit.
Nje deklarate qe ne fakt nuk u prit mire jo vetem ne skuader por edhe ne gjithe opinionin sportiv shkodran dhe herepashere, tifoze e njerez te ndryshem ia kane permendur kete shprehje Cungut.
Rrethanat nderkohe e kane sjelle qe te dielen Cungu te jete perballe Vllaznise, ngaqe tashme eshte emeruar ne pankinen e Laçit. Shume prej tifozeve kane uruar gjate ketyre diteve qe Hygorit “t’ia mbushte shejtani” edhe ne Laç, jo vetem per t’i dhene piket Vllaznise por edhe per “t’i mbyllur gojen” Armando Cungut.
Por ne fakt, kjo nuk mundet te ndodhe. Arsyeja eshte se braziliani Hygor nuk do te mundet te luaje as te dielen ashtu siç nuk luajti as ne mesjave ne Vlore ndaj Flamurtarit. Kjo sepse ai ka nje demtim ne pulpen e kembes se djathte dhe ai nuk i ka kaluar ende. Shpresat jane qe te pakten te behet gati per sfiden tjeter me Bylisin.
Tifozet shkodrane sigurisht qe jane deshperuar nga ky lajm sepse e deshiron brazilianin ne fushe, ne menyre qe te shpresonin qe “t’ia mbushte edhe njehere shejtani” ne porten e Laçit.
www.shkodrasport.com