Nga Vllaznia nuk ka vetem afrime por edhe largime lojtaresh. Njeri prej tyre eshte mbrojtesi Serjan Repaj. 20 vjeçari nuk u perfshi tek lista e skuadres qe udhetoi javen e kaluar drejt Korçes per te zhvilluar fazen pergatitore dhe ne keto kushte ai ka zgjedhur te largohet nga skuadra.

Por duket se nuk do te qendroje shume kohe pa ekip. Serjan Repaj pritet te jete pjese e Apolonisë ne sezonin e ri. Shkodrani mund të jetë afrimi i radhës te fierakët. Ka ditë që po stërvitet nën urdhrat e Xhovani Kolelës, madje është aktivizuar edhe në miqësoren kundër Flamurtarit.

Ai ka luajtur në qendër të mbrojtjes zakonisht tek Akademia Vllaznia por eshte provuar edhe ne mesfushe. Sezonin e kaluar 19-vjeçari mori vetëm 64 minuta nga dy ndeshje me Vllazninë, pikerisht ne javet e fundit te kampionatit kur trajneri ishte Hysen Dedja.

Repaj më tepër ka luajtur për ekipin B të kuqebluve. Ai do të vazhdojë provën dhe nëse stafi teknik bindet, mund të shkohet drejt firmës. kjo ka gjasa te ndodhe sepse te dhenat e 20 vjeçarit jane shume te mira.

Serjan Repaj kesisoj mund te jete largimi i rradhes nga Vllaznia. Ndoshta ka kerkuar me shume vemendje nga stafi, por nga ana tjeter nuk ka duruar me gjate dhe per rrjedhoje ka vendosur te largohet ne drejtim te nje skuadre tjeter dhe ajo mund te jete Apolonia.