Te Vllaznia e volejbollit te meshkujve ka nisur puna per sezonin e ri ndonese ende nuk ka asgje te qarte se kur do te nise ai. Me dyert e pallatit te sportit ende te mbyllura per shkak te vendimit te Ministrise se Shendetesise qe eshte ne fuqi, per moshapjen e tyre, volejbollistet kuqeblu kane vijuar me pergatitjen fizike ne stadium.

Por ajo qe verehet gjate ketyre diteve te stervitjes eshte prania ne to e nje emri te njohur per kete skuader, nje volejbollist kampion i para tre viteve me Vllaznine, Gledis Lloshi (Dibra).

Ne sezonin e kaluar ai luajti me ekipin e Erzenit te Shijakut, por pas perfundimit te kontrates njevjeçare ka vendosur te rikthehet serish te Vllaznia dhe i eshte bashkuar asaj ne stervitje duke u vene nen urdherat e trajnerit Kraja.

Ne kete menyre, kemi te bejme me nje perforcim cilesor pasi dihen vlerat e ketij volejbollisti por duhet thene se Vllaznia ka serish per perforcime te tjera nese duan te kene pretendime.

Nga ekipi ka patur edhe largime e kjo do te thote se shumica e kontigjentit te tij perbehet aktualisht nga djem te rinj dhe pa pervoje, me te cilit kuptohet qe eshte e veshtire te pretendosh./SHKODRASPORT.COM/