Kane kaluar 11 jave kampionat dhe Superliga po tregon se nuk ka skuadra te pathyeshme. E provoi kete gje edhe Partizani i cili e leshoi kreun pas dy humbjeve te fundit, nderkohe qe edhe Tirana e cila tashme eshte ne krye, ka provuar te humbase edhe ndaj skuadrave te ashtuquajtura te vogla.

E njejta si edhe per Vllaznine e vendit te trete qe ka humbur edhe ajo me to dhe ne kete menyre duket se ka shume dilema per te ardhmen. Nderkohe, ish- futbollisti dhe trajneri Bledar Devolli duke folur per kampionatin aktual, nuk ka dashur ta quaje ate te lehte.

Ne nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” ai eshte shprehur: “Eshte gje e mire qe ekipe si Tirana, Vllaznia apo Partizani ngjiten ne krye dhe shpresoj qe te behet nje gare e forte deri ne fund mes tyre dhe titullin kampion ta meritoje me i miri.

Disa skuadra te tjera po vuajne e nder to permend edhe Kukesin i cili ka disa lojtare te rinj ne rradhet e veta dhe ata duan kohen e duhur per t’u ingranuar e po ashtu edhe ndryshimi i trajnereve ka patur efektin e vet negativ.

Une nuk do ta konsideroja nje kampionat te dobet, por nje kampionat te mire sepse eshte shtuar rivaliteti. Edhe keto ekipet e dobeta kane lojtare te mire dhe me eksperience ne rradhet e tyre dhe mund t’i hapin pune çdo ekipi dhe prandaj keto ekipet e kreut duhet t’i vleresojne si duhet ato sepse ndryshe do kene shume pune”./SHKODRA-SPORT.COM/