Rubin Hebaj është një nga sulmuesit e Teutës këtë sezon. Shkodrani u rikthyer sërish në Superligë, por këtë herë jo me Partizanin, por me durrsakët.

Në një lidhje me “Fan Zone”, Hebaj la të hapur një rikthim te ekipi kampion, skuadër në të cilën kontribuoi për të risjellë trofeun e munguar pas shumë vitesh. Ndër të tjera shkodrani u shpreh:

“Kam qenë shumë i gëzuar kur kam shënuar dy golat në derbi me Partizanin. Me Çinarin po bëja muhabet në stol e më thoshte do të luash e do shënosh gol.

Janë të paktat golat e shënuar, por me rëndësi. Te Partizani qendrova sa përfundoi huazimi dhe riktheva te skuadra ime. U mbyll cikli te Partizani pasi u shpallëm kampion dhe vetë nuk kam qenë shumë në formë nga dëmtimet.

Rikthimi? I përshëndes tifozët e Partizanit pasi na kanë mbështetur shumë. Nuk e përjashtoj rikthimin pasi në futboll nuk i dihet. Jam te Teuta deri në fund të sezonit e në merkato nuk dihet se çfarë ndodhë”./newsport/