Gjimnastët e Vllaznise kane bere nje paraqitje shume te mire ne garat e kampionatit kombetar te zhvilluara pak dite me pare ne Tirane duke zene vendin e pare ne renditjen e pergjithshme dhe duke u shpallur kampione kombetare.

Kampionati ka patur ne kalendarin e tij gjimnastiken e pergjithshem dhe vajzat e djemte shkodrane kane treguar edhe njehere tjeter se mbeten me te mirat ne Shqiperi duke dominuar ndaj te gjithe kundershtareve te tyre.

Per t’u permendur jane te gjithe sportistet qe kane kontribuar ne kete sukses. Duke filluar nga Sara Moleci, Klea Marku,
Merilin Islami, Orgesa Islami, Serena Kraja, Sindi Mhillaj, Alesia Gjylbegaj, Angela Preka, Mirsa Cilaj, Ersi Hafizi, Enia Okaj, Gjoela Neziri, Noem Marku e Olta Halili.

Per te vazhduar me pas me Xhoel Vocaj, Viktoria Simoni, Larisa Mugri, Gresa Dragani, Ester Nenshati, Maria Zefi, Anika Lera, Lea Domnori, Eliza Bushgjokaj, Roah Bashli, Alea Miloti, Mishela Bitanji, Paulo Zefi, Eduard Zefi, Kristi Marku dhe Oerdi Metani.

Sigurisht qe nuk mund te anashkalohet kurrsesi puna e shkelqyer qe bejne me keto sportiste çdo dite trajneret Izmir Kashi dhe Shpresa Salja. Dhe fale kesaj pune, ka ardhur edhe ky sukses i rradhes qe me siguri do te pasohet nga te tjere ne te ardhmen.
Gjergj KOLA