Basania FC po ben paraqitje te mira ne ndeshjet e fundit te kampionatit te kategorise se trete ku ajo po merr pjese per here te pare kete vit. Ne dy ndeshjet e fundit, ajo ka arritur dy fitore rradhazi dhe ne kete menyre po rikuperon ne njefare menyre piket e lena ne dy fazet e para te kampionatit.

Trajneri i kesaj skuadre Haris Lika ne nje prononcim te dhene per RTSH Shkodra u shpreh besimplote se ky ekip ne te ardhmen do te beje mire me paraqitjet e tij dhe do te kete synime ambicioze.

“Jam i kenaqur nga dy fitoret e fundit dhe ato jane arritur fale punes shume te mire qe po ben ky ekip i cili eshte viti i pare qe eshte krijuar. Fitoret besoj se do te vazhdojne edhe ne ndeshjen e rradhes.

Ky kampionat nuk eshte aspak i lehte. Shume ekipe kane prapa mbeshtetjen e Bashkive te qyteteve te tyre dhe ky eshte nje plus i madh, nderkohe qe ne kemi vetem mbeshtetjen e presidentit Ermir Shimaj, te cilin gjej rastin ta falenderoj per kontributin jashtezakonisht te madh qe jep per kete ekip.

Basania eshte nje mundesi shume e mire qe djemte nga zona e Bushatit, Vau Dejesit, por edhe e Shkodres, te tregojne vlerat e tyre me te mira. Synimet tona jane ambicioze, per ta ngjitur fillimisht kete ekip ne kategorine e dyte dhe me pas, pse jo edhe me tej”- eshte shprehur trajneri Lika./SHKODRA-SPORT.COM/