Dita e sotme do te jete shume e rendesishme per ekipin e Veleçikut qe ka per te luajtur nje tjeter finale, ate te dyten nder tre te planifikuarat, ne rrugen e tij drejt ngjitjes ne kategorine e pare.

Pasi ka kaluar me sukses te paren ndaj Naftetarit te cilin e mundi 4-0 ne Koplik, pasditen e sotme koplikasit do te ndeshen me ekipin e Valbones se Tropojes, ne ndeshjen qe do te startoje ne oren 16:00 ne stadiumin e Vores.

Ne prag te kesaj ndeshjes, trajneri i Veleçikut Dritan Smajli ka dhene nje prononcim per mediat ku ka shprehur besimin tek suksesi, por nga ana tjeter, ka shprehur edhe nje shqetesim ne lidhje me arbitrimin e kesaj ndeshje.

“E kemi vleresuar ne maksimum kundershtarin, pasi e njohim mire. Ndihemi gati per ta kaluar edhe kete pengese qe eshte Valbona. Une e kam thekesuar edhe me perpara, qe kam ne dispozicion nje skuader me kualitete.

Jam shume optimist se do ta kalojme me sukses edhe kete sfide, pavaresisht se kam merak gjykimin. Megjithate shpresoj qe ai te jete i drejte dhe te fitoje skuadra qe do te jete me e mire ne fushen e lojes”- eshte shprehur trajneri i Veleçikut Dritan Smajli./SHKODRA-SPORT.COM/