Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELajmi i mirë për Vllazninë në pragndeshjen me Teutën, rikthehet sulmuesi vlonjat

Lajmi i mirë për Vllazninë në pragndeshjen me Teutën, rikthehet sulmuesi vlonjat

Ashtu siç e kishte premtuar qe javen e kaluar ne prononcimin e tij per “Shkodra Sport” sulmuesi Ardit Hoxhaj qe prej kesaj te hene i eshte bashkuar ne stervitje ekipit te Vllaznise.

Ai e ka lene mesa duket pas njehere e mire demtimin qe ka patur dhe tashme eshte ne dispozicion te stafit teknik. Edhe ne seancen e sotme, Hoxhaj eshte stervitur normalisht me grupin tjeter te lojtareve.

Tashme ende nuk eshte e qarte nese trajneri Brdariç do ta grumbulloje per ndeshjen ndaj Teutes apo jo, por e rendesishme eshte qe vlonjati tashme do te jete i gatshem per te dhene kontributin e tij per kete skuader.

Kujtojme qe sezonin e kaluar ai jo vetem ka qene golashenuesi me i miri i ekipit, por me disa gola deçisive qe shenoi, i dha shume pike Vllaznise.

Sivjet nuk do ta kete te lehte sepse konkurrenca eshte e madhe ne repartin e sulmit dhe per kete arsye Ardit Hoxhaj duhet “t’i perveshe mire menget” per te fituar nje vend titullari ne skuader./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments