Dita e sotme ishte e fundit per te ne Shkoder. Herald Marku paradite eshte stervitur me ekipin, ne dreke ka patur bisedimet per çeshtjen e rinovimit te kontrates qe nuk kane shkuar ashtu si duhet, ndersa pasdite eshte pershendetur me shoket e ekipit dhe eshte larguar.

Mesfushori nuk do te jete me pjese e kuqebluve dhe duket se nje ndarje te tille nuk e ka pritur mire, megjithate ka patur vetem falenderime per te gjithe ne Shkoder. Kete gje e ka bere permes nje postimi ne rrjetet sociale ku shkruan:

“Duke ju falenderuar per çdo moment te paharrueshem, per çdo mbeshtetje ne ulje-ngritjet e ketij sezoni dhe per te gjithe dashurine qe di te fale tifozeria e qytetit te Shkodres, largohem duke ju uruar çdo te mire ne vazhdim. Falenderime, respekt dhe mirenjohje per te gjithe!”

Tashme mbetet per t’u pare se ku do ta vazhdoje karrieren golashenuesi me i mire i Vllaznise ne sezonin e fundit. Opsionet jane disa, megjithate ne ditet ne vijim do te mesohet me shume ne lidhje me kete gje./SHKODRA-SPORT.COM/