Tenistja shkodrane Gresi Bajri vazhdon te jete e sukseshme ne te gjitha garat kombetare dhe nderkombetare qe merr pjese dhe keshtu po ndodh se fundi edhe ne nje aktivitet qe eshte duke u zhvilluar ne vendin fqinj te Malit te Zi.

Behet fjale per turneun nderkombetar per grupmoshen U18 te emertuar “ITF J30 Nikshiq Trebjesa Open 2023” që po zhvillohet në qytetin e Nikshiqit dhe ku marrin pjese rreth 40 sportiste nga vende te ndryshme te Ballkanit dhe te Rajonit.

Pas kater fitoreve njera pas tjetres, Gresi Bajri ka siguruar tashme daljen ne finalen e ketij turneu. Pikerisht sot ka luajtur gjysmefinalen teksa ka patur perballe nje teniste nga Kroacia, pikerisht Marta Dobric te cilen e ka mundur me rezultatin 2-0 (5-4, 4-0).

Ne kete menyre tenistja shkodrane ka siguruar te drejten per te kaluar ne finalen e ketij turneu ku do te kete perballe tenisten nga Serbia Aleksandra Djokic. Edhe ndaj saj sigurisht qe do te kerkoje fitoren dhe shpalljen fituese e ketij turneu.

Kjo finale do te zhvillohet diten e neserme dhe sigurisht qe pritet me interes nga vete tenisja shkodrane dhe jo vetem. Natyrisht qe ajo po tregon vlera dhe jo me kot ka nje ecuri te tille te shkelqyer.
Gjergj KOLA