Mesfushori shkodran i Egnatias, Ndriçim Shtubina i ka dhene lamtumiren futbollit te luajtur pikerisht diten e sotme ne ndeshjen ndaj Vllaznise, ne qytetin e tij te lindjes.
Ne stadiumin “Loro Boriçi” para fillimit te ndeshjes, u zhvillua edhe ceremonia perkatese ne nderim te futbollistit shkodran, teksa presidenti i Vllaznise, Alban Xhaferi ne emer te klubit shkodran, i dhuroi Shtubines nje fanelle me ngjyrat kuqeblu dhe me emrin e tij ne te.
Shtubina, krahas disa skuadrave te Shqiperise, pjesen me te madhe te karrieres se tij sportive, ia ka kushtuar Vllaznise. Madje per disa sezone, ai ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te skuadres.
Tashme, ne vazhdimesi pas mbylljes me futbollin e luajtur ne fushe, Egnatia i ka besuar detyren e drejtorit teknik Ndriçim Shtubines. Me interes, mbetet per t’u pare kjo pervoje e pare e tij ne aspektin e drejtimit dhe menaxhimit te nje ekipi.
Maringlen ZHIVANI