Duke komentuar fitoren e Shqipërisë ndaj Hungarisë, Sulemjan Starova në rolin e specialistit të futbollit, u shpreh se trajneri Edoardo Reja ka bërë një punë të mirë. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova tha se Broja po e merr me djersën e ballit vendin në formacion.

“Reja e ka bërë mirë punën  e tij. Ka shumë eksperiencë. Kjo lloj eksperience i jep frytet e veta. Më pëlqeu një pjesë e mirë e lojës. Fakti është që ai ka meritën për këtë sukses. Duke u ndërtuar skuadra, po merr edhe formë.

Broja po e merr me djersën e ballit. Është një lojtar që i ka të dhënat më të mira nga të rinjtë në Angli. Vendin në formacion po e merr duke iu përgjigjur trajnerit. Mund të luajë titullar edhe ndaj Polonisë, por nuk ka garanci se mund të bëj kaq mirë që nga fillimi.

Ne ishim më mirë se Hungaria, e merituam fitoren. Ky është një moment shumë i mirë për futbollin shqiptar. Të shpresojmë për rezultat pozitiv ndaj Polonisë. Kjo skuadër ka ende nevojë të rritet.”, u shpreh Starova.