Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORELamtumirë rroga faraonike, futbolli kinez ndryshon gjithçka! Dy rregullat e reja

Lamtumirë rroga faraonike, futbolli kinez ndryshon gjithçka! Dy rregullat e reja

Më shumë të huaj, por lamtumirë super rrogave! Eshtë ky vendimi i marrë nga Federata Kineze e Futbollit duke nisur nga janari 2020që do të bëjë efektive dy rregullat.

E para ka të bëjë me futjen e tarracës së rrogave: futbollistët e huaj mund të fitojnë maksimumi 3 milionë euro në sezon, ato kinezë nuk mund të kalojnë rrogën prej thuajse 1.2 milionë eurosh (20% më shumë për ata që janë në kombëtare).

Totali i përgjithshëm i rrogave të paguara nga një klub nuk mund të kalojë sidoqoftë 60% të arkëtimit të çdo klubi. Pra, lamtumirë kontrata faraonike!

Një tjetër risi e Federatës Kineze ka të bëjë me Super League, ku mund të federohen gjashtë të huaj, por vetëm katër mund të luajnë njëkohësisht. Kufiri, më parë, ishte me 3./telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments