Paris Saint-Germain janë bashkuar në garën për të nënshkruar me Ryan Sessegnon, talentin e skuadrës angleze, Fulham. Gjigantët francez janë të gatshëm të joshin me një kontratë 17 vjeçarin, i cili është i konsideruar si një nga të rinjtë më premtues të futbollit anglez. PSG e ka vëzhguar Sessegnon në aksion këtë sezon dhe janë të interesuar për transferimin e tij. Po ashtu edhe një numër i madh i klubeve angleze, me një çmim që mund të arrijë shifrën e 30 milionë eurove.

Tottenham provoi fatin në verë, mirëpo Sessegnon vendosi të qëndrojë në Fulham, për të nënshkruar një kontratë të re.