Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORELaporta kërkon një trajner fitues për Barçën, por mund të përfundojë me…...

Laporta kërkon një trajner fitues për Barçën, por mund të përfundojë me… Kuman

Joan Laporta kërkon që revolucioni për ndërtimin e Barcelonës të re, të fillojë nga trajneri. Presidenti i katalanasve nuk është i kënaqur me punën që ka bërë Kuman në këtë periudhë, pasi idetë e tij për skuadrën kanë ndryshuar disa herë dhe ka munguar qendrueshmëria.

Për këtë arsye, po kërkon një trajner të ri me emrin e Hansi Flik që është i pari në listën e dëshirave të presidentit të katalanasve.

Por mediat spanjolle raportojnë se pavarësisht dëshirës së Laportës për të afruar ish-trajnerin e Bajern Mynih, ky i fundit vazhdon t’i qëndrojë besnik premtimit që i ka dhënë Federatës Gjermane vetëm një javë më parë. Flik pritet të emërohet në vend të Joakim Lëv në pankinën e Gjermanisë dhe ndonëse nuk ka firmë, por vetëm një akord verbal, Laporta është i ndërgjegjshëm që do ta ketë të vështirë ta bëjë të ndryshojë mendje, edhe pse po insiston që të ndodhë një gjë e tillë.

Një tjetër emër që presidenti ndjek me ngulm është ai i Jurgen Klop, por trajneri nuk mund të shkëputet nga Liverpuli pa paguar një kaluzolë dhe katalanasit nuk kanë para për të paguar edhe për trajnerin e për më tepër buxhetet e tyre për rrogat janë shumë të kufizuara.

Ndaj me sa duket, ai do të jetë i detyruar që të provojë edhe një tjetër vit Ronald Kuman në pankinën e klubit, duke shpresuar që situata të ndryshojë disi dhe ne verën e ardhshme, të ketë mundësinë financiare për të bërë një pjesë të ndryshimeve që synon, duke filluar që nga pankina. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments