Sami Khedira, një nga heronjtë e Gjermanisë në Botërorin 2014, ka vendosur të varë këpucët në gozhdë, duke mbyllur një karrierë që për fat të keq në vitet e fundit e pa shpesh viktimë të dëmtimeve të njëpasnjëshme që nuk i dhanë mundësinë të shprehte të gjithë potencialin e tij.

24-vjeçari, i cili në vitin e fundit ishte pjesë e Hertës së Berlinit, ka vendosur që ta mbyllë pikërisht nga kalvari i gjatë i dëmtimeve një karrierë që gjithsesi ishte shumë e suksesshme,teksa gjatë saj ka veshur fanellën e klubeve me emër si Bajern Mynih e Juventus.

“Sot është një ditë e vështirë, është shumë e vështirë për mua personalisht pasi unë dua të them se karriera ime te Herta dhe karriera futbollistike do të përfundojë të shtunën në orën 5:15. Është një hap i vështirë, por është ai i duhuri. 15 vite në futbollin profesionit kanë lënë shenjë, Por unë duhet të jem i sinqertë me gjendjen në të cilën jam dhe atë që mund të bëj”, tha Khedira sot para gazetarëve.

“Unë kam përgjegjësi ndaj vetes dhe trupit tim. Dua që t’u gëzohem edhe gjërave të tjera. Ishte një ndjesi dhe vendim emocional. Por ndjej se është gjëja e duhur. Jam absolutisht i bindur se ky është hapi i duhur. Për mua futbolli ishte dhe mbetet gjithçka.

Ka qenë dëshira ime që të marr vendimet e mia rreth jetës dhe karrierës. Tani mund të vendos përsëri jetën time të përditshme, pasi për 15 vite, kam qenë i kontrolluar nga diçka tjetër”, tha Khedira. /vipsport/